Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë të vitit 2024 është 10 766 mijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 17.2 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë (ESHS) Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar […]
Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë të vitit 2024 është 10 766 mijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 17.2 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë (ESHS)
Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 22.2 për qind, në transportin periferik është zvogëluar për 13.1 për qind, në transportin ndërurban është rritur për 6.6 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 32.6 për qind.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i kilometrave në transportin rrugor është zvogëluar për 12.0 për qind. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 1.6 për qind, në transportin periferik është zvogëluar për 8.6 për qind, në transportin ndërurban është rritur për 14.2 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar është 27.7 për qind.