Ulja e tatimit, Dauti: Çfarë goditje pa mëshirë për 85% të shpirtit të ekonomisë së vendit, mikro dhe bizneseve të vogla
Pasi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se do të ulet tatami për kompanitë që ftojnë më shumë se 50 milonë euro në vit, ka reaguar Ilire Dauti nga Fronti Europian, që siç tha, po stimulonë ekonominë gri ndërkohë që, është goditje pa mëshirë për 85% të shpirtit të ekonomisë së vendit, mikro dhe bizneseve […] The post Ulja e tatimit, Dauti: Çfarë goditje pa mëshirë për 85% të shpirtit të ekonomisë së vendit, mikro dhe bizneseve të vogla appeared first on InfoShqip.com.
Pasi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se do të ulet tatami për kompanitë që ftojnë më shumë se 50 milonë euro në vit, ka reaguar Ilire Dauti nga Fronti Europian, që siç tha, po stimulonë ekonominë gri ndërkohë që, është goditje pa mëshirë për 85% të shpirtit të ekonomisë së vendit, mikro dhe bizneseve të vogla, përcjell TV21. Dauti tha se po propozohet e kundërta e asaj që duhet të ndodhë.
“Bizneset që fitojnë më shumë do paguajnë më pak! A ka mundësi ta kenë thënë me të vërtetë?!
Çfarë stimuli i jashtëzakonshëm i ekonomisë gri e cila edhe ashtu në Maqedonine e Veriut sipas matjeve nga institucionet relevante të jashtme dhe të vendit, arrin deri në 40% të Bruto Prodhimit Vendor dhe e cila me kujdes dhe delikatesë duhet të futet nga skema informale në ekonominë formale që të gjenerojë të hyra në buxhetin e shtetit.
Çfarë goditje pa mëshirë për 85% të shpirtit të ekonomisë së vendit, mikro dhe bizneseve të vogla e të cilat nëse shteti do mundej, kanë nevojë për lehtësime që të forcohen dhe të rriten, e jo t’i nënshtrohen sistemit të mbrapsht tatimor, të paguajnë më shumë sepse fitojnë më pak.
Pra, propozohet fiks e kundërta e asaj që duhet te ndodhë.
Ndërkohë, fjala tallëse që ju sugjeruan mësimdhënësve, vetëmotivoheni se nuk ka para buxheti duket që do vlejë gjatë dhe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe jo vetëm”, ka shkruar Dauti.
The post Ulja e tatimit, Dauti: Çfarë goditje pa mëshirë për 85% të shpirtit të ekonomisë së vendit, mikro dhe bizneseve të vogla appeared first on InfoShqip.com.