Ulja e tatimit në 5% për kompanitë me fitim +€50 mln, Aziri: Tek ne funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më pak”

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, paralajmëroi se Qeveria do të ulët tatimet për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit. Sipas tij, tatimi nga 10% do të ulet në 5%. “Një nga masat e paralajmëruara nga Qeveria jonë është edhe ulja e tatimit në fitim nga 10% në 5% për të gjitha kompanitë […] The post Ulja e tatimit në 5% për kompanitë me fitim +€50 mln, Aziri: Tek ne funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më pak” appeared first on InfoShqip.com.

gusht 31, 2024 - 23:00
 0  6
Ulja e tatimit në 5% për kompanitë me fitim +€50 mln, Aziri: Tek ne funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më pak”

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, paralajmëroi se Qeveria do të ulët tatimet për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit. Sipas tij, tatimi nga 10% do të ulet në 5%.

“Një nga masat e paralajmëruara nga Qeveria jonë është edhe ulja e tatimit në fitim nga 10% në 5% për të gjitha kompanitë që kanë fitim mbi 50 milionë euro në vit. Në këtë mënyrë do të ndihmohet biznesi dhe do të sigurohen më shumë para në ekonomi”, tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Durmishi dje nuk foli gjatë për këtë çështje, por më hollësisht ka folur kryeministri Hristijan Mickoski, kur u pyet nëse duhet të presim për ulje të tatimevenë korrik.Upat përgjigjur “absolutisht, kjo është pjesë e programit qeveritar”, por hapi i parë drejt uljes së tatimit sipas Mickoskit, do të jetë tatimi mbi fitimin që paguhet tani.

“Të gjitha kompanitë multinacionale që planifikojnë të konsolidojnë fitimin e tyre këtu tek ne dhe që fitimi është mbi 50 milionë euro, do të thosha se do të marrin subvencion dhe mënyra e llogaritjes së atij fitimi do të jetë deri në 5 për qind. Nëse tani fiksohet deri në 10 për qind, në këtë rast do të jetë deri në 5 për qind. Prandaj u bëj thirrje të gjitha kompanive maqedonase që bashkëpunojnë me kompanitë globale multinacionale që t’i ftojnë në Maqedoni dhe menjëherë pas kësaj të votohet që të mund ta konsolidojnë biznesin e tyre këtu”, pati deklaruar kryeministri Hrstijan Mickoski.

The post Ulja e tatimit në 5% për kompanitë me fitim +€50 mln, Aziri: Tek ne funksionon parimi “kush fiton më shumë paguan më pak” appeared first on InfoShqip.com.