Urimi i ambasadores Ageler për 8 shtatorin: Ashtu si pavarësia jonë edhe e juaja u fitua me shumë sakrifica
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler dërgoi urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit – 8 Shtatori. Në video paraqitjen të cilën e publikoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, Ageleri thotë “në këtë ditë të veçantë, ne i bashkohemi Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë juve për të festuar pavarësinë […]
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler dërgoi urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit – 8 Shtatori.
Në video paraqitjen të cilën e publikoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, Ageleri thotë “në këtë ditë të veçantë, ne i bashkohemi Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë juve për të festuar pavarësinë tuaj dhe bashkësive tuaja dinamike dhe të ndryshme.”
“Ashtu si pavarësia jonë, edhe e juaja u fitua me vështirësi, me sakrifica të panumërta të bëra nga ata që besuan në fuqinë e lirisë dhe demokracisë. Sot dhe gjithmonë, ne nderojmë historinë tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj të ndritur”, tha Ageleri.