Uta Ibrahimi i prinë grupit të Ambasadës gjermane e KFOR-it për ngjitje në Malet e Sharrit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me famë botërore, Uta Ibrahimi, janë ngjitur të premten në Maalet e Sharrit në lartësi mbidetare 2 mijë e 577 metra. Në këtë ngjitje kanë marrë pjesë një grup prej 50 personash. “ Ishim

maj 31, 2025 - 16:00
 0  8
Uta Ibrahimi i prinë grupit të Ambasadës gjermane e KFOR-it për ngjitje në Malet e Sharrit
uta-ibrahimi-i-prine-grupit-te-ambasades-gjermane-e-kfor-it-per-ngjitje-ne-malet-e-sharrit

uta-ibrahimi-i-prine-grupit-te-ambasades-gjermane-e-kfor-it-per-ngjitje-ne-malet-e-sharrit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me famë botërore, Uta Ibrahimi, janë ngjitur të premten në Maalet e Sharrit në lartësi mbidetare 2 mijë e 577 metra.

Në këtë ngjitje kanë marrë pjesë një grup prej 50 personash.

“ Ishim të nderuar që na udhëhoqi Uta Ibrahimi, alpinistja legjendare e Kosovës, e cila së fundmi përfundoi misionin e saj të ngjitjes së të 14 majave mbi 8,000 metra duke u ngjitur në majën e Kangchenjunga-s, malit të tretë më të lartë në botë!”, ka shkruar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Në këtë njoftim kanë treguar se megjithatë kishte dështuar plani për t’u takuar në majë me kolegët e Ambasadës Gjermane në Shkup, për shkak të kushteve atmosferike dhe mjegullës.

“Por, ndërsa arritëm në Liqenin Konjushka, afër majës, u mor vendimi për t’u kthyer për siguri. Mali gjithmonë fiton dhe sigurimi i mirëqenies së grupit ishte prioritet”, ka shkruar Ambasada.