Vajza e Xhensilës nis shkollën me çantë “Dolce and Gabbana” që kushtoi 582 euro

Vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut nisi sot shkollën. Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë një fotografi me ndjekësit në Instagram ku shihet vajza e saj dhe përmes së cilës e ka uruar për sukses. “Suksese e dashura ime. Mami do jetë më ty në çdo hap tëndin. Do jem aty për […]

shtator 9, 2024 - 16:00
 0  6
Vajza e Xhensilës nis shkollën me çantë “Dolce and Gabbana” që kushtoi 582 euro

Vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut nisi sot shkollën.

Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë një fotografi me ndjekësit në Instagram ku shihet vajza e saj dhe përmes së cilës e ka uruar për sukses.

“Suksese e dashura ime. Mami do jetë më ty në çdo hap tëndin. Do jem aty për të duartrokitur çdo sukses tëndin. Tek të shoh duke u rritur ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes”, ka shkruar artistja.

Në foto, ajo që ra në sy ishte çanta e Ajkës e markës “Dolce & Gabbana” e cila në faqen zyrtare ka çmimin 645 dollarë.

Çanta e kuqe është vetëm një nga gjërat e shtrenjta që Xhensila blen, pasi sukseset e saj sidomos gjatë kësaj vere, kanë bërë që pasuria e saj të shtohet edhe më shumë.

Ndryshe, kënga “Lamtumirë” me Ardian Bujupin dhe Noizyn pati një arritje goxha të madhe si në YouTube ashtu edhe në koncerte gjithandej trojeve shqiptare.