Valdet Xhaferi publikon videon: Nga peripecitë deri te fitorja për mërgatën!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer mërgimtarët në banorë rezidentë të vendit, kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi ka publikuar një video The post Valdet Xhaferi publikon videon: Nga peripecitë deri te fitorja për mërgatën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 27, 2025 - 12:00
 0  3
Valdet Xhaferi publikon videon: Nga peripecitë deri te fitorja për mërgatën!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer mërgimtarët në banorë rezidentë të vendit, kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi ka publikuar një video me sekuenca nga beteja për të korrigjuar këtë vendim dhe vendimin e qeverisë aktuale për fshirjen e diasporës, njofton Flaka

Xhaferi sjellë në vëmendje përprejkjet e këshilltarëve komunalë të kësaj partie, denoncimet publike dhe deri te iniciativa e deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi – Zejdi për të ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Në prononcimin për FLAKA, Xhaferi thotë se beteja për të rikthyer diasporën në popull rezidentë daton që para një viti, kur qeveria VMRO-VLEN mori vendim për të fshirë diasporën, duke zhveshur vendbanimet shqiptare nga pjesa më e vyeshme e popullatës – mërgatën tonë.

Pasojat do të ishin fatale në çdo drejtim, thotë Xhaferi, i cili triumfin mbi këtë çështje e quan një trium për mërgatën shqiptare, mbi të gjitha. Flaka Media

The post Valdet Xhaferi publikon videon: Nga peripecitë deri te fitorja për mërgatën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .