Valon Bela: Taravari dhe Sela bashkë – Fetai i harruar, pritet me ndonjë thënie të Arben Xhaferit
Analisti politik Valon Bela ka komentuar me ironi takimin e fundit mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës, duke vënë në pah mungesën e njërit prej themeluesve të platformës VLEN, Arben The post Valon Bela: Taravari dhe Sela bashkë – Fetai i harruar, pritet me ndonjë thënie të Arben Xhaferit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Analisti politik Valon Bela ka komentuar me ironi takimin e fundit mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës, duke vënë në pah mungesën e njërit prej themeluesve të platformës VLEN, Arben Fetait. Në një reagim të shkurtër, por me nëntekst të thellë politik, Bela ngre pikëpyetje për koherencën dhe barazinë brenda këtij koalicioni.
“Definitivisht s’është fer. Sela dhe Taravari ulen bashkë pa e ftuar Arben Fetain,” shkroi Bela.
Duke vijuar me një thumb ironik, ai shtoi:
“Pritne këtë të fundit kur të del me naj thënje të Arben Xhaferit.”
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur koalicioni VLEN po përballet me tensione të brendshme dhe përplasje të hapura për pozicione kyçe e strategji zgjedhore, siç raportuan më herët disa portale të njohura.
Mungesa e Fetait në tryezat kryesore të vendimmarrjes po interpretohet nga analistë si një margjinalizim i qëllimshëm, duke shtuar dyshimet për përçarje të reja brenda VLEN-it.
The post Valon Bela: Taravari dhe Sela bashkë – Fetai i harruar, pritet me ndonjë thënie të Arben Xhaferit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
