Varhelyi uron Mickoskin për Qeverinë e re: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit
Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhelyi, ka uruar kryeministrin Hristijan Mickoski me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re. Ai në rrjetet sociale shkruan se pret të bashkëpunojë me Qeverinë e re për të avancuar rrugën europiane të shtetit. “Urime kryeministrit Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re! Mezi pres të punoj […]
Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhelyi, ka uruar kryeministrin Hristijan Mickoski me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re.
Ai në rrjetet sociale shkruan se pret të bashkëpunojë me Qeverinë e re për të avancuar rrugën europiane të shtetit.
“Urime kryeministrit Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re! Mezi pres të punoj shpejt me ju për të avancuar rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Varhelyi në një mesazh urimi të publikuar në X.
Qeveria e re e kryeministrit Mickoski u zgjodh mbrëmë me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër”. Për të votuan deputetët e koalicionit OBRM-PDUKM, “VLEN” dhe nga Lëvizja “ZNAM”, ndërsa kundër ishin LSDM dhe “E Majta”. Deputetët e Frontit Evropian, të udhëhequr nga BDI-ja, e lëshuan seancën para votimit.