Vazhdojnë akuzat e kundërakuzat pozitë-opozitë për kontratën e Arkitektit

Në Prishtinë, opozita e Përparim Ramës po konsideron se “Arkitekti i Kryeqytetit” është kontratë korruptive, derisa vetë komuna i ka mohuar akuzat duke e hedhur poshtë konfliktin e interesit në këtë kontratë. Përmes një reagimi publik, Demokracia Plus, ka adresuar të martën akuza ndaj Komunës së Prishtinës, ku thuhet se komuna ka shkelur ligjin në […]

gusht 1, 2024 - 00:30
 0  5
Vazhdojnë akuzat e kundërakuzat pozitë-opozitë për kontratën e Arkitektit
vazhdojne-akuzat-e-kunderakuzat-pozite-opozite-per-kontraten-e-arkitektit

vazhdojne-akuzat-e-kunderakuzat-pozite-opozite-per-kontraten-e-arkitektit

Në Prishtinë, opozita e Përparim Ramës po konsideron se “Arkitekti i Kryeqytetit” është kontratë korruptive, derisa vetë komuna i ka mohuar akuzat duke e hedhur poshtë konfliktin e interesit në këtë kontratë.

Përmes një reagimi publik, Demokracia Plus, ka adresuar të martën akuza ndaj Komunës së Prishtinës, ku thuhet se komuna ka shkelur ligjin në kontratën 12 milionëshe për “Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit”, duke caktuar në komision të vlerësimit të ofertave një person i cili, sipas tyre, nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës.

Por, jo vetëm kaq. Sipas tyre, ekziston dyshimi i bazuar edhe për konflikt të interesit, pasi Ferizi raportohet të ketë qenë pjesë edhe e komisionit vlerësues edhe bashkëpunëtor i kompanisë fituese.

Por, Komuna e Prishtinës në reagimin e saj thekson se Kreshnik Ferizi është caktuar anëtar i Komisionit Vlerësues për aktivitetin: Konsulencë për Themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në shtator të vitit 2022.

“Ju sigurojmë se Kreshnik Ferizi nuk figuron në asnjë dokument të dorëzuar nga kompania Anarch SH.P.K si pjesë e aplikimit për tenderin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit. Prandaj, nuk ka pasur asnjë konflikt të interesit. Gjithashtu, çdo anëtar i Komisionit Vlerësues ka nënshkruar deklaratën nën betim për respektim të të gjitha akteve ligjore, thuhet në sqarimin e komunës”, thuhet në reagimin e komunës së Prishtinës.

PDK në Prishtinë po konsideron se ky projekt po del të jetë i qëllimshëm dhe për realizimin e disa objektivave të kryetarit të Komunës.

“Po del se ka të meta të mëdha dhe se Po del se është projekt i qëllimshëm për realizimin e disa objektivave të kryetarit të Komunës  në aspektin e planifikimit. Që një shumë kaq e lartë e mjeteve, do të duhej të shërbente për projekte që tashmë do të ishin të realizuara me 12 milion euro, do të mund të ndërtoheshin 12 çerdhe. 12 shkolla, mirëpo ne po e shohim që ka vetëm vizatime dhe po del që është një projekt fiktiv”, thekson për RTK-në, Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë.

Reagim ka pasur edhe nga partia tjetër opozitare në Prishtinë, Vetëvendosje, e cila kërkon nga organet e drejtësisë që të vendoset masë e përkohshme e Sigurisë në kontratën në fjalë.

Tutje në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se “Arkitekti i Kryeqytetit” është kontratë korruptive, dhe është radha e Prokurorisë së Shtetit për të vepruar.