Veliçkovski nga Banka Popullore e RMV-së: Konkurrenca pritet të rritet në tregun e kartelave pagesore
Konkurrenca pritet të intensifikohet në tregun e brendshëm të shërbimeve të pagesave. Banka Popullore lëshoi lejet e para për institucionet e pagesave, në përputhje me kornizën e re ligjore, përmes të cilave qytetarët do të mund të kryejnë pagesa brenda dhe jashtë kufijve. Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë për sisteme pagesash në Bankën Popullore, […]
Konkurrenca pritet të intensifikohet në tregun e brendshëm të shërbimeve të pagesave. Banka Popullore lëshoi lejet e para për institucionet e pagesave, në përputhje me kornizën e re ligjore, përmes të cilave qytetarët do të mund të kryejnë pagesa brenda dhe jashtë kufijve. Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë për sisteme pagesash në Bankën Popullore, Igor Veliçkovski, në një paraqitje në “Bloomberg Adria”, transmeton Portalb.mk.
Veliçkovski theksoi se një nga përfitimet e rëndësishme të kornizës së re ligjore në sferën e pagesave është hapja e tregut për hyrjen e ofruesve të rinj të shërbimeve të pagesave. Përveç bankave, shërbimet e pagesave mund të ofrohen edhe nga bankat e kursimeve, si dhe si pjesëmarrës të rinj në treg mund të vijnë edhe institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike.
“Institucionet e reja duhet të marrin leje për ofrimin e shërbimeve të pagesave dhe/ose emetimin e parave elektronike nga Banka Popullore, për çka duhet të plotësojnë kushtet e duhura që janë të përcaktuara qartë me kornizën e re ligjore. Në periudhën e kaluar, një numër i madh subjektesh iu drejtuan Bankës Popullore për të filluar procesin e marrjes së lejes për ofrimin e shërbimeve të pagesave, me pesë kompani tregtare që ofronin lloje të caktuara të shërbimeve të pagesave – transferim të shpejtë parash apo lëshim të kartave të kreditit, në përputhje me kornizën e mëparshme ligjore, ata kanë dorëzuar kërkesë zyrtare me dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me kornizën e re ligjore dhe janë vlerësuar pozitivisht”, kanë thënë nga Banka Popullore.
Lidhur me interesimin e ofruesve të rinj jobankar për një gamë më të gjerë të shërbimeve të pagesave, Veliçkovski thotë se për momentin Banka Popullore është në komunikim aktiv me disa subjekte, disa prej të cilave tashmë ofrojnë shërbime pagesash në tregun e Bashkimit Evropian dhe në rajon.
“Ne presim që këto subjekte, nëse i plotësojnë kushtet e parapara, të sjellin zgjidhje inovative të pagesave në tregun e Maqedonisë së Veriut në përputhje me trendin global në lidhje me shërbimet fintech”, tha Veliçkovski.
Krahas forcimit të konkurrencës përmes hyrjes së ofruesve të rinj të shërbimeve të pagesave në tregun vendas, të cilët do të ofronin pagesa më të lira, më të shpejta dhe më të përshtatshme për qytetarët dhe kompanitë, kuadri i ri ligjor krijoi një bazë për thjeshtimin dhe pagesat ndërkufitare më të lira, shton ai.
Kujtojmë se para disa ditësh, Banka Popullore njoftoi se inflacioni në maj 2024 u përshpejtua mesatarisht dhe arriti në 4.5% në nivel vjetor, me një kontribut pozitiv në rritje si nga inflacioni bazë ashtu edhe nga përbërësit e tjerë. Megjithatë, dinamika e inflacionit në muajin maj nuk devijon nga rruga e lëvizjes e parashikuar në projeksionet pranverore të Bankës Kombëtare. Sipas këtyre parashikimeve, për të gjithë vitin 2024 pritet një inflacion mesatar prej 3.5%.