RMV, këto janë propozimet e deritanishme për kabinetin e ri qeveritar, VMRO sonte i zbulon emrat
Mandatari për qeverinë e re Hristijan Mickoski para disa ditësh njoftoi se përbërja e qeverisë së tij do të dorëzohet në Kuvend ditën e martë më 18 qershor,, ndërsa sonte Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do t’i konfirmojë emrat e ministrave të rinj. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një ngjarje të BNJVL-së, […]
Mandatari për qeverinë e re Hristijan Mickoski para disa ditësh njoftoi se përbërja e qeverisë së tij do të dorëzohet në Kuvend ditën e martë më 18 qershor,, ndërsa sonte Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do t’i konfirmojë emrat e ministrave të rinj. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një ngjarje të BNJVL-së, Mickoski tha se në qeverinë e re do të jenë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, ndërsa në opozitë LSDM, BDI dhe E Majta, transmeton Portalb.mk.
“Unë nuk do të flisja në emër të partive të tjera politike dhe në emër të partnerëve tanë të koalicionit, ata do ta thonë vetë atë që duhet të thonë. Sa i përket koalicionit “Maqedonia juaj” dhe VMRO-DPMNE, ne kemi strukturë organizative, vertikale, që funksionon në bazë të statutit dhe normalisht, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Këtë fundjavë, të dielën do të mbahet seanca e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror, vendimet e personelit do të prezantohen nga unë si mandatar, me biografinë e tyre. Pres që KQ dhe KE të prononcohen, dhe nëse prononcimi është pozitiv dhe i suksesshëm, të bëhet i ditur publikut. Lista zyrtare e Qeverisë së ardhshme, së bashku me programin e punës, do të dorëzohet në Kuvend më 18 qershor, e martë”, tha Mickoski.
Mickoski e ka marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 6 qershor dhe ka afat prej 20 ditësh për të paraqitur programin dhe propozimin e përbërjes së qeverisë në Kuvend. Kuvendi cakton seancën për zgjedhjen e qeverisë së re brenda 15 ditëve nga marrja e propozimit dhe debati zgjat më së shumti dy ditë.
Propozimet në kabinetin e ri qeveritar
Sipas informacioneve të deritanishtme, VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Maqedonia juaj do t’i ketë:
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Financave
- Transportit dhe Lidhjeve
- Arsimit
- Ministrinë e Kulturës
- Ministrinë e Punëve të Jashtme
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave
- Vetëqeverisjes Lokale
- Ministria e Mbrojtjes
- Energjetikës
- Sistemit Politik
Sipas informacioneve nga partitë, partneri shqiptar në Qeverinë e ardhshme, Koalicioni VLEN pritet të marrë:
- Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
- Ministrinë e Shëndetësisë, me Arben Taravarin
- Për Politikë sociale, demografi dhe rini
- Për ekonomi dhe punë, së bashku me
- Sektorin e Eurointegrimeve, si një tjetër ministri pa portofol e ngarkuar me qeverisjen e mirë dhe transparencë.
Edhe negociatat me ZNAM janë duke përfunduar. Partia e Dimitrievskit ka të ngjarë të menaxhojë dy ministri:
- Për drejtësi dhe
- Ministrinë e re të administratës.
Kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 88 vota “për”, 22 “kundër” dhe “asnjë” abstenim rreth orës 02:30 të mëngjesit të 8 qershorit ka miratuar ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilat nga 16 do të bëhen 20 ministri. Këto propozime erdhën nga mandatari i qeverisë së ardhshme, kryetari i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski.
Përveç votave të deputetëve të shumicës (VMRO, VLEN, ZNAM) e cila pritet të formojë Qeverinë e re, votuan edhe deputetët e Frontit Evropian, të cilët përmes një njoftimi në orët e vona njoftuan se do përkrahin këtë ligj.