Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që kishte të bënte me lartësinë e dënimit prej 22 vjetësh burgim. Rrjedhimisht e ka kthyer përsëri këtë çështje tek Apeli për ta shqyrtuar uljen e dënimit. Lëvizja e radhës, ka qenë caktimi i […]
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që kishte të bënte me lartësinë e dënimit prej 22 vjetësh burgim.
Rrjedhimisht e ka kthyer përsëri këtë çështje tek Apeli për ta shqyrtuar uljen e dënimit.
“Puna e afateve mendoj që është në kuadër të rregulloreve edhe pse nuk ka afate strikte se kur duhet të shqyrtohet por është cështje vetëm e lartësisë së dënimit kështu që nuk do i duhet shumë kohë dhomës së apelit që ta shqyrtoj dhe të marr një vendim por për shkak të pushimit që patën pastaj kur të fillojnë besoj që brenda një viti do të merret një vendim,” tha Hodaj.
E një avokat tjetër po thotë se ky hap i Gjykatës Supreme do të hap rrugë edhe për personat e tjerë në Hagë.
“Kjo praktikë nga gjykata supreme na jep të besojmë se nuk do të mund të ketë vendime të cilat nuk arsyetohen faktet vendimtare për fajësinë ose pafajësinë e tyre sepse pavarësisht që rasti është kthyer sa i përket dënimit, në brendësinë e tij jepen argumente që flasin edhe me vërtetimin e fajësisë ose jo”, deklaroi Florim Shefqetaj – avokat.