Vetëm tre ministra nga Qeveria e Hristijan Mickoskit raportuan armë në listën anketuese të Antkorrupsionit

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, për Çështje Evropiane, Orhan Muretezani dhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska janë të vetmet ministra nga Qeveria e Hristijan Mickoski që kanë raportuar armë në pyetësorët e tyre të dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni (KSHPK), raporton Scoop.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave në dispozicion, […]

shtator 19, 2024 - 15:01
 0  7
Vetëm tre ministra nga Qeveria e Hristijan Mickoskit raportuan armë në listën anketuese të Antkorrupsionit
Pistoletë. Foto: Undergrounfw në Canva

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, për Çështje Evropiane, Orhan Muretezani dhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska janë të vetmet ministra nga Qeveria e Hristijan Mickoski që kanë raportuar armë në pyetësorët e tyre të dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni (KSHPK), raporton Scoop.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave në dispozicion, ministri Andonovski dhe Murtezani posedojnë armë në emër të tyre, ndërsa ministrja Janevska ka raportuar armë në emër të bashkëshortit të saj.

Ministri Andonovski si këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka paraqitur tri armë në pyetësor, ndërsa si ministër vetëm një.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në listën anketuese si ministër dorëzuar në KSHPK, ka raportuar të dhëna për armët. Ai, si pronë personale, paraqiti një armë në vlerë prej 100.000 denarë, pa specifikuar se për çfarë lloji bëhet fjalë. Si bazë ligjore e blerjes thuhet se është fituar me kontratë për dhuratë. Mirëpo, ekipi i SKOOP Maqedoni ka verifikuar edhe listat anketuese të mëparshme dhe ka vërejtur se ministri Andonovski si këshilltar i qytetit të Shkupit ka raportuar edhe dy armë të tjera në emër të prindit dhe vëllait, por në fletën e re anketuese si ministër, ato nuk janë të listuara. Më pas ka raportuar një armë në emër të vëllait të tij në vlerë të pabesueshme gjysmë milioni denarë, të cilën e ka blerë me marrëveshje për dhuratë, pa specifikuar se për çfarë lloj arme bëhet fjalë. Në emër të prindit të tij, ai ka raportuar edhe një armë tjetër në vlerë prej 120 mijë denarë, të fituar me trashëgimi, pa të dhëna shtesë për llojin e saj.

Në emër të tij ka regjistruar armë edhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. Ai në pyetësorin e dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) si ministër ka deklaruar se posedon armë në vlerë prej 45 mijë denarë. Njëkohësisht nuk thuhet se për çfarë lloji të armës bëhet fjalë, as nuk thuhet baza ligjore mbi të cilën është marrë arma. Paraprakisht në fletën anketë si këshilltar në Komunën e Sarajit që e ka dorëzuar Murtezani dhe për të cilin kemi të dhëna nuk është raportuar për armë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska ka deklaruar armë në pyetësor, por për dallim nga kolegët e saj ministrat Andonovski dhe Murtezani, arma e Janevskës është në emër të bashkëshortit të saj.

Dy armë janë raportuar në pyetësor pa specifikuar llojin tyre. Njëra thuhet se është marrë me leje dhe vlen 30 mijë denarë, ndërsa e dyta është marrë dhuratë nga MPB-ja, me vlerë identike si arma e parë.