VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

Një video e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke bërë mimika të çuditshme me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë, të mbajtur këtë të mërkurë. Pamjet kanë qarkulluar me shpejtësi, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar me humor dhe habi reagimet spontane të Melonit. Kjo […]

qershor 27, 2025 - 17:30
 0  7
VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

Një video e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është bërë virale në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke bërë mimika të çuditshme me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë, të mbajtur këtë të mërkurë.

Pamjet kanë qarkulluar me shpejtësi, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar me humor dhe habi reagimet spontane të Melonit.

Kjo nuk është hera e parë që ajo tërheq vëmendje për sjelljet e saj në skenat ndërkombëtare.

Edhe gjatë Samitit të NATO-s të vitit të kaluar, kryeministrja italiane u bë virale për shkak të mimikave të pazakonta në fytyrë, teksa priste presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Joe Biden.

Mesa duket, mimikat janë kthyer në një “trademark” të Melonit, të cilat rrjeti nuk i lë pa komentuar.