Vizioni i Hamzës për Dialogun: Dy pika të Marrëveshjes së Ohrit janë tërësisht të papranueshme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminstër, Bedri Hamza duke folur për të ardhmen e Dialogut. Hamza ka vlerësuar se Dialogu është proces i vështirë dhe se janë të paktën dy pika që janë shumë problematike për Kosovën dhe rrjedhimisht të papranueshme. Ai ka theksuar se Kryeministri Kurti ka pranuar ofertën më të keqe, […]
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminstër, Bedri Hamza duke folur për të ardhmen e Dialogut.
Hamza ka vlerësuar se Dialogu është proces i vështirë dhe se janë të paktën dy pika që janë shumë problematike për Kosovën dhe rrjedhimisht të papranueshme.
Ai ka theksuar se Kryeministri Kurti ka pranuar ofertën më të keqe, meqë marrëveshja përmban Rezolutën 1244 dhe Arbitrazhin.
“Janë të paktën dy pika në këtë marrëveshje që janë të papranueshme. Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi. Ne nuk guxojmë të pranojmë mekanizma paralel. Kosova ka institucionet e pavarura, e ka Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar ai.
Hamza thotë se prioritetet e tij janë: interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj individët brenda partive.
“Si shtet duhet të sillemi të përgjegjshëm. Dialogu nuk është proces populist që shumë ta jep hapësirën me konvertu në votë, nëse don me qenë korrekt me interesin e shtetit. Për mua prioritet janë të qarta, interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj individët brenda partisë politike”, tha Hamza.
Tutje, kandidati i PDK-së për kryeminstër thotë se dialogu nuk është temë e lehtë, mirëpo si Kosova duhet të sillet përgjegjshëm në raport me marrëveshjet që i ka bërë.
“Dialogu s’është temë e lehtë, s’ka qenë as për qeveritë e kaluara as për këtë aktualen. Na mundemi me vendos si prioritet kudo, ama është problem real dhe është temë në tavolinë. Veriu është tepër i rëndësishëm, është pjesë integrale e Kosovës, por është një përqindje e caktuar e problemeve në raport me problem që i ka Kosovë që besoj se do të kemi mundësi me i trajtu”.
Madje Hamza thotë se në disa raste ka pasur edhe regres, që sipas tij, atëherë është përmendur njohja e ndërsjelltë, ndërsa sot thotë se përmes dialogut po mundësohet vetëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk thash që nuk asnjë arritje, por jo arritje dhe progress domethënës, në segmente të caktuara kemi lëviz në regres. Psh, deklaratat e partnerëve kanë qenë që në fund ky process të përfundojë me njohje të ndërsjelljtë. Nëse i referohemi letrat e presidentëve Trump dhe Biden është njohja reciproke mes dy vendeve, tash dokumentet dhe marrëveshjet që unë i kam dëgju do të thotë nuk po flasim për këtë fazë, por për një normalizim të raporteve, disa hapa, disa marrëveshje që len hapësirë prapë në të ardhmen për njohjen e ndërsjelltë me pas tema të caktuar”, tha ai në Debat Plus.