VLEN bën thirrje që institucionet të vazhdojnë gërmimet dhe gjetjet në pikat arkeologjike në Strugë dhe rrethinë

VLEN bën thirrje që institucionet të vazhdojnë gërmimet dhe gjetjet në pikat arkeologjike në Strugë dhe rrethinë. Ata bëjnë thirrje që zbulimi të mos politizohet. Nga kjo parti thonë se arkeologë shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre në këto gjetje dhe se të gjitha gjetjen janë dokumentuar me fotografi dhe video. “Ky zbulim kaq i […]

Nëntor 19, 2024 - 20:00
 0  6
VLEN bën thirrje që institucionet të vazhdojnë gërmimet dhe gjetjet në pikat arkeologjike në Strugë dhe rrethinë

VLEN bën thirrje që institucionet të vazhdojnë gërmimet dhe gjetjet në pikat arkeologjike në Strugë dhe rrethinë. Ata bëjnë thirrje që zbulimi të mos politizohet. Nga kjo parti thonë se arkeologë shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre në këto gjetje dhe se të gjitha gjetjen janë dokumentuar me fotografi dhe video.

“Ky zbulim kaq i madh arkeologjik nuk duhet të politizohet. Përkundrazi, institucionet përkatëse duhet të sigurojnë mbështetje që gërmimet të vazhdojnë në vitet e ardhshme. Arkeologë shqiptar ka pasur. I nderuari z.Fitniu dhe profesori Mexhait Pollozhani kanë qenë prezent gjatë gjithë kohës së gërmimeve dhe e dyta kërkojmë që institucionet përkatëse të jenë më vigjilent, të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim, të ndajnë buxhet të mjaftueshëm dhe të mbështeten të gjithë arkeologët pa dallim nacionaliteti”, tha Salim Sulejmani, VLEN.

Partinë shqiptare në pushtet nuk e pengon përfshirja e figurës kontroverse të Pasko Kuzmanit në zhvillimet në Strugë.

A mendoni që ato (zbulimet) janë në rrezik duke qenë se Pasko Kuzman është pjesë dhe e shohim nën shoqërinë e ministrit të Kulturës?

“Unë nuk e di që Pasko Kuzman ka qenë pjesë e hulumtimeve, edhe pse ai ka qenë prezent. Por, prononcim për këtë ka pasur edhe ministri i Kulturës. Për ne nuk krijon ndonjë problem duke qenë se ai është arkeolog ndërsa të gjitha çështjet tjera u takojnë institucioneve që janë përgjegjëse për raste të tilla”, shtoi Salim Sulejmani, VLEN.

Dhe nuk ju pengon që…

“Aspak nuk do të na pengojë. A është Pasko, a është Fitniu, a është Hasani, Destani, Trajo e Petko. E rëndësishme është që të hulumtohet dhe me përkushtim e transparencë të tregohet gjithçka që zbulohet”, u shpreh Salim Sulejmani, VLEN

Prezenca e Kuzmanit në lokalitetin e gjetjeve epokale arkeologjike në Koroshishtë të Strugës, ka shqetësuar opinionin mu për shkak se Kuzman është i dënuar me vendim të plotëfquishëm në një lëndë për krim me artefakte.

Në Strugë, gjatë muajit të kaluar u bë zbulimi të cilin arkeologët e quajtën epokal. Sipas arkeologëve shqiptarë, gjetjet i përkasin fisit ilir Enkelejve.