VLEN e pakoordinuar për integrimet!  

I pyetur nëse VLEN do të dalë nga qeveria nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese brenda gjashtë muajve qeverisje, Murtezani tha se gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë, ata si koalicion The post VLEN e pakoordinuar për integrimet!   appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 8, 2024 - 23:00
 0  5
VLEN e pakoordinuar për integrimet!  

I pyetur nëse VLEN do të dalë nga qeveria nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese brenda gjashtë muajve qeverisje, Murtezani tha se gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë, ata si koalicion VLEN kanë dhënë një afat gjashtë mujorë, brenda të cilit qeveria duhet të dalë me propozim konkret për ndryshimet kushtetuese. Nga ana tjetër, partneri tjetër i koalicionit VLEN, BIlall Kasami thotë krejtësisht të kundërtën e Murtezanit.  I pyetur nëse ndryshimet kushtetuese do të sillen deri në fund të vitit, Kasami tha se asnjëherë nuk ka dhënë afate

Maqedonia e Veriut u nda nga Shqipëria në rrugëtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Derisa është duke vazhduar akuzat pushtet-opozitë, rreth ndarjes së rrugës dhe zvarritjes së procesit integrues në vend, skepticizmi te qytetarët për anëtarësim në BE vetëm vazhdon e rritet. LSDM nga ana tjetër, ende pret përgjigje nga Qeveria lidhur me propozimin e tyre për thirrjen e seancës parlamentare për integrimin evropian të vendit.  Nga kjo parti përmes një komunikate theksojnë se kryeministri dhe Qeveria kanë për obligim që para deputetëve dhe qytetarëve ta prezantojnë planin për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit dhe përmirësimin e pozicioneve në kornizën negociuese me afate konkrete. Socialdemokratët thonë se ky ishte një premtim parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga Mickoski, se në vend se të ndërmerr ndonjë hap konkret për kushte më të mira në bisedime, po e bllokon procesin në tërësi. “LSDM është e gatshme të mbështes strategji që do të nënkuptonte përmirësimin e pozicioneve dhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, por nuk do të pranojnë premtime boshe, bllokim të procesit dhe manipulim të opinionit”,thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ministri i eurointegrimeve, Orhan Murtezani thotë se është kërkuar ndihmë nga shtetet anëtare të BE-së për të krijuar hapësirë për dialog me Bullgarinë. Murtezani theksoi se dialogu me Bullgarinë do të ishte më i lehtë nëse do të mundësohej nga, “partnerët strategjik”. I pyetur nëse VLEN do të dalë nga qeveria nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese brenda gjashtë muajve qeverisje, ai tha se gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së re, ata si koalicion VLEN kanë dhënë një afat gjashtë mujorë, brenda të cilit qeveria duhet të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e problemit me ndryshimet kushtetuese.  “Aktualisht jemi në muajin e katërt, dhe pa skaduar ky afat nuk kemi pse e komentojmë. Kur të afrohemi nga fundi, atëherë do ta shohim se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm”, theksoi Murtezani duke shtuar se Brukseli nuk e ka hedhur poshtë tërësisht propozimin për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar. “Në Bruksel, ai propozim nuk shihet me optimizëm të madh, por nuk refuzohet plotësisht. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për partnerët tanë strategjikë. Kjo nuk varet shumë nga ata, por nga vullneti dhe angazhimi ynë”, thotë ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Orhan Murtezani, lidhur me kërkesën e Qeverisë për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar.

I pyetur se pse kryeministri Hristijan Mickoski thotë se propozimi është refuzuar dhe se do t’i dërgojë letër me ide BE-së, Murtezani përgjigjet se deklaratat e Kryeministrit në fakt po gjejnë zgjidhje të reja që aktualisht janë në fazën e diskutimeve të brendshme në Qeveria. “Edhe nëse kemi një propozim përfundimtar, nuk do të nxitojmë ta shpallim para se të mbarojnë zgjedhjet në Bullgarinë fqinje. Duhet të shohim nëse do të pranohet nga pala tjetër. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë intensivisht në gjetjen e zgjidhjeve dhe mendoj se kjo është qasja e duhur për të ecur përpara”, shtoi Murtezani.

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes BESA, e cila është pjesë e Koalicionit VLEN, Bilall Kasami thotë se mbeten në qëndrimin për sjellje të ndryshimeve kushtetuese, por se së pari partnerët ndërkombëtarë, para së gjithash BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të japin sinjal të qartë se si do të lëvizë rruga eurointegruese e shtetit. “Ndryshimet kushtetuese janë vetëm parakusht për vazhdim të eurointegrimeve, por për integrimet e mëtutjeshme nevojitet partner nga ana e BE-së me plan të qartë për rrugën tonë drejt BE-së. Presim Brukseli të vijë me plan të qartë se si do të vazhdojë procesi i integrimit”, tha Kasami gjatë pjesëmarrjes së djeshme në emisionin “Klik plus”. I pyetur nëse ky vendim do të sillet deri në fund të vitit, Kasami tha se asnjëherë nuk ka dhënë afate.

Nga ana tjetër, Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për MRT, ka deklaruar se nuk duhet të jemi më naivë. “Është absolutisht më mirë të negociosh me Bullgarinë, nuk kam asnjë dyshim. Por është më mirë të negociojmë dhe të mos bëjmë asgjë që kemi bërë më parë si një lëshim identiteti. Më së miri është kështu dhe atëherë gjithçka do të ishte normale për ne nëse do të vareshin vetëm kriteret e Kopenhagës dhe plotësimi i kushteve që përmbajnë grupet. Më së miri do të ishte kështu”, tha kryeministri. Ai shtoi se vendi ynë ka problem me hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë tani, por nuk kemi problem që ata të hyjnë kur të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian.

Mickoski theksoi se Maqedonia vite më parë ka bërë shumë lëshime ndaj Bullgarisë, duke theksuar se ata nuk duhet të jenë më naivë, gjegjësisht, siç tha ai, nuk po ofrojmë diçka që është jashtë mendjes së shëndoshë, por po ofrojmë një kompromis konstruktiv. “Nuk duhet të jemi më naivë. Kemi bërë shumë lëshime këto dekada më parë, siç nuk i ka bërë askush dhe nëse vërtet ka një dëshirë, atëherë ka një mënyrë për t’i dhënë fund gjithë kësaj. Ne nuk po ofrojmë diçka që është përtej sensit të shëndoshë, ne po ofrojmë një kompromis konstruktiv që jemi të gatshëm ta diskutojmë”, nënvizoi ai. (koha.mk)

The post VLEN e pakoordinuar për integrimet!   appeared first on Flaka, në çdo lajm... .