VLEN me urim për fillimin e vitit të ri shkollor: “Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë”
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, koalicioni VLEN ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për një vit të suksesshëm e të mbarë. “Të dashur nxënës, prindër dhe The post VLEN me urim për fillimin e vitit të ri shkollor: “Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, koalicioni VLEN ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për një vit të suksesshëm e të mbarë.
“Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, VLEN ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje”, thuhet në urim.
Nga ky subjekt politik theksojnë se ky është një moment i veçantë sidomos për të gjithë fëmijët që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore.
“Për ta fillon një rrugëtim i ri i mbushur me emocione, dije dhe ëndrra, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit tonë”, thekson më tej VLEN.
Duke nënvizuar rëndësinë e arsimit, nga VLEN thonë se me përkushtim dhe punë të pandalshme janë të vendosur të krijojnë kushte më të mira për shkolla cilësore dhe mësimdhënie bashkëkohore.
“Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë, prandaj jemi të vendosur të krijojmë kushte më të mira për një rini të përgatitur të përballojë sfidat e së ardhmes”, theksohet në urim.
Ata rikujtojnë edhe masën e re “Shporta shkollore”, e cila sipas tyre është hapi i parë konkret që lehtëson barrën e prindërve.
“Këtë vit kemi ndërmarrë hapin e parë konkret me masën ‘Shporta shkollore’, e cila ul çmimet e mjeteve shkollore dhe lehtëson barrën e prindërve. Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon ta bëjë arsimin më të qasshëm, më të drejtë dhe më cilësor për të gjithë”, thuhet në komunikatë.
Në fund, VLEN përsërit urimet:
“Ju urojmë një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije e buzëqeshje! Urime e mbarësi për nxënësit tanë”.
The post VLEN me urim për fillimin e vitit të ri shkollor: “Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
