VLEN ndryshe nga BDI, braktis Llotarinë duke e kompenzuar me institucione në dobi të shqiptarëve
VLEN si duket po e fillon me këmbë të mbarë qeverisjen. Siç mësojmë nga burime brenda koalicionit, VLEN në mënyrë të qartë dhe të prerë janë distancuar nga Llotaria e Maqedonisë, duke mos dashur të kenë punë aspak me këtë institucion, që ishte arritja më e madhe e BDI-së në qeverisjen e kaluar. Siç dihet, […] The post VLEN ndryshe nga BDI, braktis Llotarinë duke e kompenzuar me institucione në dobi të shqiptarëve appeared first on InfoShqip.com.
VLEN si duket po e fillon me këmbë të mbarë qeverisjen. Siç mësojmë nga burime brenda koalicionit, VLEN në mënyrë të qartë dhe të prerë janë distancuar nga Llotaria e Maqedonisë, duke mos dashur të kenë punë aspak me këtë institucion, që ishte arritja më e madhe e BDI-së në qeverisjen e kaluar.
Siç dihet, aty drejtor ishte dora e djathtë e Artan Grubit, Përparim Bajrami, nga i cili institucion u bënë dëme të mëdha rinisë posaqërisht shqiptare, dhe u krijuan linqet e BDI me nëntokën serbe, bullgare e vendore.
Ritheksojmë, nga ky institucion, me nënshkrimin e Përparim Bajramit dhe aminin e Artan Grubit u blenë me miliona euro aparate për kazino, para që mundeshin të përdoren për ndërtim çerdhesh, shkollash apo ambulancash.
VLEN në kontinuitet ka alarmuar për dukuritë destruktive që ky insitucion po i sjell tek rinia shqiptare si dhe për keqpërdorimet e mëdha finansiare që bëhen nga BDI-ja.
Jooficialisht kuptohet që VLEN në vend të Llotarisë ka vendosur të qeveris me institucione që rinisë dhe qytetarëve shqiptarë ju mundësojnë grante dhe projekte për punësim.
The post VLEN ndryshe nga BDI, braktis Llotarinë duke e kompenzuar me institucione në dobi të shqiptarëve appeared first on InfoShqip.com.