VLEN: Përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar
Ndonëse BDI kërkon veting të monitoruar ndërkombëtarisht për krimin dhe korrupsionin, VLEN mbetet prapa idesë për ndryshime kushtetuese, që siç thotë, përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar, përcjell TV21. “Doktorët e krimit të BDI-së tashmë 48 orë po heshtin për amandamentin kushtetues të VLEN-it Është e dhimbshme […]
Ndonëse BDI kërkon veting të monitoruar ndërkombëtarisht për krimin dhe korrupsionin, VLEN mbetet prapa idesë për ndryshime kushtetuese, që siç thotë, përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar, përcjell TV21.
“Doktorët e krimit të BDI-së tashmë 48 orë po heshtin për amandamentin kushtetues të VLEN-it
Është e dhimbshme të shohësh se si një udhëheqje e kriminalizuar po e tërheq BDI-në në humnerë. Për vendin e parë në kategorinë “momentet më qesharake” mund të konkurrojë kërkesa e BDI-së për veting ndërkombëtar. A ekziston një veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së? Të kesh Ramiz Merkon në radhët e tua, të kesh Menduh Thaçin si emisarin kryesor politik, dhe të flasësh për veting ndërkombëtar është një nënvlerësim i pabesë ndaj shqiptarëve, të cilëve u ke kërkuar mbështetje për 22 vjet në zgjedhje.
Të përpiqesh tani të mashtrosh publikun me tezën se të korruptuarit janë në partitë e tjera dhe të paraqitesh si viktimë, vetëm sepse po vjen koha që ish-funksionarët e tu të korruptuar të përgjigjen për pasurimin me paratë e popullit, është qyqarllëk dhe e turpshme. Populli shqiptar nuk do të jetë peng I përpjekjeve të kësaj udhëheqjeje kriminale të BDI-së për të ruajtur privilegjet nga regjimi 22- vjeçarë.
Përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar. Kjo është një detyrë e brendshme për sistemin shtetëror. Prandaj, VLEN propozon një zgjidhje sistemore si një mekanizëm kushtetuesqë do të mundësojë përgjegjësi penale për veprat e kryera dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Vetingu është një kontroll etik dhe moral që mund të parandalojë angazhimin në politikë.
Për këtë arsye, doktorët për krim të BDI-së heshtin 48 orë për amendamentin kushtetues të VLEN-it për parandalimin e vjetërsimit të ndjekjes penale për korrupsion politik. Kjo sjellje e udhëheqjes kriminale të BDI-së është prova më e mirë se ata kurrë nuk kanë dashur të luftojnë kundër korrupsionit politik, por synimi i tyre gjithmonë ka qenë të bëhen “doktorë krimi” dhe të pasurohen në kurriz të shqiptarëve”, thotë VELN.