VLEN taktizon me afatin për ndryshimet kushtetuese – Taravari: Pas 6 muajve do të ulemi për të biseduar për ndryshimet
Koalicioni VLEN pas 6 muajve qeverisje sërish do të ulet për të biseduar për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Këtë e konfirmoi njëri prej liderëve të koalicionit, Arben Taravari. Ai në periudhën parazgjedhore thoshte se pas 6 muajve të mandatit, do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në qeveri por tani nuk sqaroi nëse nga kjo çështje […] The post VLEN taktizon me afatin për ndryshimet kushtetuese – Taravari: Pas 6 muajve do të ulemi për të biseduar për ndryshimet appeared first on InfoShqip.com.
Koalicioni VLEN pas 6 muajve qeverisje sërish do të ulet për të biseduar për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Këtë e konfirmoi njëri prej liderëve të koalicionit, Arben Taravari. Ai në periudhën parazgjedhore thoshte se pas 6 muajve të mandatit, do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në qeveri por tani nuk sqaroi nëse nga kjo çështje varet pjesëmarrja e tyre në koalicionin qeveritar.
Taravari tha se janë të bashkuar në qëndrime, por paraprakisht zëdhënësi i koalicionit tha se ka hapësirë që afati të shtyhet sepse nuk ka qeveri të qëndrueshme politike në Bullgari.
“Duke pasur parasysh gjendjen në Republikën e Bullgarisë, mendoj se ka hapësirë, në koordinim me faktorin ndërkombëtar të shtyhet afati”, tha Fari Iseni, zëdhënës i VLEN.
Euroambasadori Dejvid Gir tha se është skeptik në lidhje me rinegociatat eventuale me Sofjen për çështjen e vendosjes së bullgarëve në Kushtetutë.
“Ajo që u arrit në fund ishte kompromis, nuk ishte i përsosur por ishte më i miri që mund të arrihej në atë kohë. Unë jam goxha skeptik rreth mundësisë që të thellohet ajo që tashmë është e dakorduar. Patjetër, qeveria mund të provojë dhe është e rëndësishme që të angazhohen bashkë me Bullgarinë në lidhje me këtë, atëherë kur do të jetë koha më e përshtatshme. Do të përsëris se në bazë të përvojës sime dhe në bazë të rezultatit të fundit, jam skeptik për mundësitë”, tha Dejvid Gir.
Qeveria në vendin tonë pret të formohet një qeveri e qëndrueshme në Sofje me të cilën do të mund të negociojnë për idenë për zbatim me prapaveprim të ndryshimeve kushtetuese, d.m.th., ato të votohen tani por të vlejnë nga momenti i anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Në Bullgari funksionon qeveri teknike ndërsa priten zgjedhje të reja kah fundi i tetorit.
The post VLEN taktizon me afatin për ndryshimet kushtetuese – Taravari: Pas 6 muajve do të ulemi për të biseduar për ndryshimet appeared first on InfoShqip.com.