Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit – BDI dhe Qeveria në konflikt për shënimin e ngjarjes
Nesër, e martë, është përvjetori i 23-të i Marrëveshjes së Ohrit, me çka Qeveria e RMV-së do ta shënojë në mënyrë solemne. Por në të njëjtën ditë edhe koalicioni Fronti Europian organizon Akademi dhe Koktej për të shënuar ditën e nënshkrimit të marrëveshjes paqësore. Arben Taravari nga VLEN tha se organizimi i BDI-së është aheng […] The post Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit – BDI dhe Qeveria në konflikt për shënimin e ngjarjes appeared first on InfoShqip.com.
Nesër, e martë, është përvjetori i 23-të i Marrëveshjes së Ohrit, me çka Qeveria e RMV-së do ta shënojë në mënyrë solemne. Por në të njëjtën ditë edhe koalicioni Fronti Europian organizon Akademi dhe Koktej për të shënuar ditën e nënshkrimit të marrëveshjes paqësore. Arben Taravari nga VLEN tha se organizimi i BDI-së është aheng privat, ndërsa manifestimin shtetëror e organizon qeveria. Ai shtoi se BDI është e mirëseardhur dhe e ftuar në ngjarjen që e organizon ekzekutivi.
“Gjithnjë prej BDI-së ka pasur tendencë që disa ngjarje t’i privatizojnë. Dmth unë mendoj se nuk mund ta pranojnë ende se ata janë opozitë dhe dalëngadalë duhet të jenë mysafirë te ata që e organizojnë eventin për Marrëveshjen e Ohrit, por sidoqoftë, ne nuk mundemi t’ia ndalojmë që të organizojnë party private apo manifestime private, por manifestimin shtetëror e organizojnë partitë të cilët janë në pushtet. Ata janë të mirëseardhur”, tha Arben Taravari
Reaguan nga BDI, nga ku kritikojnë Qeverinë aktuale për zvogëlimin e buxhetit për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vazalëve puthadorë të cilët kanë okupuar institucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNE-së si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit.
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndron duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet”, tha BDI.
Ndryshe MO u nënshkrua me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Ohrit ishte stabilizimi i situatës politike dhe shoqërore në Maqedoni duke përmirësuar të drejtat e shqiptarëve.
The post Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit – BDI dhe Qeveria në konflikt për shënimin e ngjarjes appeared first on InfoShqip.com.