VMRO-ja sërish nuk votoi dhe nuk lejoi blerjen e autobusëve të rinj për NTP “Shkup”
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish nuk lejuan blerjen e autobusëve të rinj për NTP “Shkup”. Në seancën e sotme të Këshillit të qytetit, të gjitha grupet e tjera këshilltare votuan “për”, vetëm këshilltarët nga VMRO-DPMNE nuk votuan pro vendimit dhe kështu nuk pati shumicë për të filluar procedurën për prokurimin e autobusëve ekologjik. Për të votuan […]
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish nuk lejuan blerjen e autobusëve të rinj për NTP “Shkup”. Në seancën e sotme të Këshillit të qytetit, të gjitha grupet e tjera këshilltare votuan “për”, vetëm këshilltarët nga VMRO-DPMNE nuk votuan pro vendimit dhe kështu nuk pati shumicë për të filluar procedurën për prokurimin e autobusëve ekologjik. Për të votuan 20 këshilltarë dhe për kalimin e vendimit nevojiten 23 vota, transmeton Portalb.mk.
Ndryshe nga seancat e mëparshme, kur u votua huamarrja me kredi për blerjen e autobusëve, tani vendimi i propozuar ishte nevoja për fillimin e procedurës për blerjen e automjeteve të reja.
Kryetari i Këshillit nga VMRO-DPMNE Trajko Sllaveski tha se nuk do ta votojë vendimin sepse në buxhetin e vitit 2024 nuk ka pasur para për këtë qëllim dhe nuk dihet se cili do të jetë buxheti i vitit 2025.
Kësaj i është përgjigjur kryetarja Danela Arsovska, e cila i ka thënë që të formohet Komision për zbatimin e procedurës dhe se ai si ish-ministër i financave duhet të propozojë rindarjen e mjeteve, vetëm që të ndalet bllokada.
“Si të duash, do të bëjmë. Tani ju thatë se doje një kredi, le të ulemi të gjithë së bashku dhe të konvertojmë aq para sa mendon se duhen. Nuk pranoni asgjë dhe qytetarët presin me orë të tëra autobus. Nuk ka shpjegim tjetër veçse po bëni shaka dhe doni kaos në transportin publik. Epo bashkë me mua më keni premtuar 250 autobusë ekologjikë, Mickoski më ka qëndruar pranë dhe më ka thënë, e tani nuk votoni”, tha Arsovska.
Nuk u votua as pika për futjen e transportit me autobus të shpejtë, për të cilin BERZH-it iu mor një kredi prej 70 milionë eurosh. Për këtë pikë nuk votuan VMRO-DPMNE, Levica and Qyteti i gjelbër human, përkatësisht mbështetje kishin vetëm nga LSDM-ja, këshilltari i Grom-it Aleksandar Trajanovski dhe këshilltarja e pavarur Irena Vitina.
Me këtë, në Shkup nuk do të futen as autobusë të rinj dhe as BRT.
Ndryshe, ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nga pozita e liderit të VMRO-DPMNE-së do të kërkojë nga këshilltarët në Qytetin e Shkupit nga radhët e partisë së tij që t’i mbështesin programet, siç kërkoi kryetarja Danela Arsovska. Por, sipas Mickoskit, edhe nëse miratohen programet, asgjë nuk do të ndryshojë në kryeqytet.