Lulëzim Basha reagon pas turit të Ramës në Milano: Vota e diasporës detyrim kushtetues

Lulëzim Basha ka reaguar mesditën e sotme, në lidhje me takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në Itali. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Basha shprehet se Rama në këto takime është shfaqur si një njeri i papërgjegjshëm, që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm në botë. Postimi i Lulzim […]

maj 26, 2024 - 19:01
 0  13
Lulëzim Basha reagon pas turit të Ramës në Milano: Vota e diasporës detyrim kushtetues

Lulëzim Basha ka reaguar mesditën e sotme, në lidhje me takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në Itali.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Basha shprehet se Rama në këto takime është shfaqur si një njeri i papërgjegjshëm, që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm në botë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.

Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur.

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.

Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.