Votat për deputet: Përfundon numërimi në 53.96% të vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputet. Sipas një njoftimi të KQZ-së deri më tani ka përfunduar numërimi në 1 mijë e 367 vendvotime nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsejt, apo 53.95 për qind e vendvotimeve. “Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputet.
Sipas një njoftimi të KQZ-së deri më tani ka përfunduar numërimi në 1 mijë e 367 vendvotime nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsejt, apo 53.95 për qind e vendvotimeve.
“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit planifikohet të fillojë edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.