Vuçiqi bisedon me Macronin, flasin edhe për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Ndër temat që thotë të ketë biseduar me të, është edhe Kosova. “Bisedë miqësore dhe e hapur me Presidentin Emmanuel Macron mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale në Bosnjë


Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Ndër temat që thotë të ketë biseduar me të, është edhe Kosova.
“Bisedë miqësore dhe e hapur me Presidentin Emmanuel Macron mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë”, tha Vuçiqi përmes një postimi në Instagram.
Ndër të tjera, ai tha se Macronit i ka thënë që vendi i tij “mbetet i përkushtuar ndaj të gjitha proceseve që synojnë ruajtjen e paqes, bashkëpunimit dhe prosperitetit”.
“Theksova angazhimin tonë për dialog dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si dhe gatishmërinë tonë për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, u shpreh Vuçiqi më tej.
Ai tha se e ka falënderuar presidentin Macron për angazhimin e tij personal në Ballkanin Perëndimor.
