Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes së RMV-së mori akreditim të pakushtëzuar nga NATO

Qendra Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun (PARC), në Ministrinë e Mbrojtjes, ka marrë dje zyrtarisht akreditimin e pakushtëzuar të NATO-s, duke e bërë atë të vetmen qendër të akredituar nga NATO në vend, si dhe të vetmen qendër të akredituar të specializuar në trajnime në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimeve strategjike në Aleancë, […]

shkurt 20, 2025 - 15:00
 0  5
Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes së RMV-së mori akreditim të pakushtëzuar nga NATO
Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes së RMV-së mori akreditim të pakushtëzuar nga NATO. Foto: Ministria e Mbrojtjes

Qendra Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun (PARC), në Ministrinë e Mbrojtjes, ka marrë dje zyrtarisht akreditimin e pakushtëzuar të NATO-s, duke e bërë atë të vetmen qendër të akredituar nga NATO në vend, si dhe të vetmen qendër të akredituar të specializuar në trajnime në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimeve strategjike në Aleancë, transmeton Portalb.mk.

Kjo njohje është rezultat i një procesi vlerësimi të plotë të kryer nga një ekip ekspertësh të NATO-s, të cilët më 4 dhe 5 dhjetor 2024 vlerësuan qendrën kundrejt 31 standardeve të sigurimit të cilësisë në tre fusha kyçe: udhëheqje dhe menaxhim, cilësinë e trajnimit dhe kontributin në NATO.

Me këtë akreditim, Ministria e Mbrojtjes bëhet me qendër trajnimi të njohur ndërkombëtarisht, e cila do të luajë një rol kyç në forcimin e kapaciteteve të komunikimit të NATO-s, vendeve aleate dhe partnere. Tash e tutje, PARC ofron trajnime të certifikuara me nivelin e certifikimit “NATO approved” në fushën e komunikimeve strategjike me fokus në marrëdhëniet publike ushtarake që do të mbështesin drejtpërdrejt misionet dhe operacionet e NATO-s, duke mundësuar zhvillimin e gjeneratave të reja të ekspertëve të komunikimit ushtarak.

“Akreditimi forcon më tej rolin e vendit tonë në Aleancë, duke siguruar një integrim më të madh të Ministrisë së Mbrojtjes në strukturat arsimore dhe stërvitore të NATO-s. Kjo hap mundësi për rritjen e bashkëpunimit me qendrat e NATO-s dhe institucionet partnere, zhvillimin e trajnimeve të reja dhe qasjen në burimet dhe ekspertizën ndërkombëtare. Ky sukses është rezultat i angazhimit të gjatë të PARC dhe Ministrisë së Mbrojtjes për respektimin e standardeve më të larta të NATO-s. Me përfundimin me sukses të këtij procesi, shteti forcon pozicionin e tij si një kontribues i besueshëm dhe aktiv i Aleancës, me një qendër që do të vazhdojë të jetë një shtyllë për edukimin dhe zhvillimin në fushën e komunikimeve strategjike dhe marrëdhënieve publike ushtarake”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.