Yamal nën 18 vjeç, e dashura 30-vjeç dhe në OnlyFans, çfarë po ndodh me këtë lidhje?

Lidhja e shumëpërfolur e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, me influencerën e njohur 30-vjeçare Fati Vazquez ka bërë bujë në media. Dyshja janë parë së bashku duke kaluar pushimet e tyre në Itali. Lidhja e tyre ka bërë bujë edhe për faktin se influencerja është 13 vjet më e vjetër se Yamal, derisa ky i […]

qershor 19, 2025 - 14:30
 0  7
Yamal nën 18 vjeç, e dashura 30-vjeç dhe në OnlyFans, çfarë po ndodh me këtë lidhje?

Lidhja e shumëpërfolur e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, me influencerën e njohur 30-vjeçare Fati Vazquez ka bërë bujë në media.

Dyshja janë parë së bashku duke kaluar pushimet e tyre në Itali.

Lidhja e tyre ka bërë bujë edhe për faktin se influencerja është 13 vjet më e vjetër se Yamal, derisa ky i fundit ende nuk ka mbushur 18 vjet.

Fati është mjaft e njohur në platformat e saj të rrjeteve sociale dhe duket se është aktive edhe në OnlyFans.

Kjo është një platformë për të rritur ku njerëzit mund të ndajnë fotografi zbuluese për abonuesit e tyre.

Një tifoz i Barcelonës arriti të zbulonte profilin e influenceres në OnlyFans dhe madje kohët e fundit bëri një postim.

Vazquez është detyruar tashmë të çaktivizojë komentet në postimet e saj në Instagram për shkak të kritikave që po merr nga fansat për lidhjen e saj me Yamal. /Telegrafi/