Ymeri: Te LVV-ja ka ndodhur një ndryshim i qëndrimeve dhe fjalëve

Analisti, Visar Ymeri ka deklaruar se tek Lëvizja Vetëvendosje ka ndodhur një ndryshim i qëndrimeve dhe i fjalëve, e që sipas tij pavarësisht që nevojiten disa vite për ndryshim, tek kjo parti për 2-3 orë e sheh ndryshimin e tyre. “ Tek VV-ja ka ndodhur një ndryshim i qëndrimeve dhe fjalëve. Fillimisht ka pasur një

maj 27, 2025 - 07:30
 0  7
Ymeri: Te LVV-ja ka ndodhur një ndryshim i qëndrimeve dhe fjalëve
ymeri:-te-lvv-ja-ka-ndodhur-nje-ndryshim-i-qendrimeve-dhe-fjaleve

ymeri:-te-lvv-ja-ka-ndodhur-nje-ndryshim-i-qendrimeve-dhe-fjaleve

Analisti, Visar Ymeri ka deklaruar se tek Lëvizja Vetëvendosje ka ndodhur një ndryshim i qëndrimeve dhe i fjalëve, e që sipas tij pavarësisht që nevojiten disa vite për ndryshim, tek kjo parti për 2-3 orë e sheh ndryshimin e tyre.

“ Tek VV-ja ka ndodhur një ndryshim i qëndrimeve dhe fjalëve. Fillimisht ka pasur një periudhë të gjatë kohore, kur shkonte 2-3 vite derisa ndodhte ndryshimi I qëndrimeve ndërsa sot për 2-3 orë ndodh ndryshimi”, vijoi Imeri.

Ai shtoi se nevojitet “normalizim i gjuhës politike” ndërmjet akterëve politikë. Sipas analistit, Ymeri ndërhyrja e akterëve të rëndësishëm politik tek situata aktuale e ngërqit të Kuvendit pasi që politikanët nuk po munden të gjejnë një zgjidhje mes vete.

“Nëse Limaj heq dorë nga kreu I Kuvendit. Çka I bjen ky rast., Ky rast është se cili ka vlerën më kushtezuese. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve, veçanërisht e akterëve do të ndrronin realitetin aktual politik. Sa shpejt dhe cila vendime nuk e di, pork a mundësi të ndërrimit”, deklaroi Ymeri në Debat Plus.

Aktualisht, me 27 maj duke filluar prej orës 11;00 do të bëhet përpjekja e 22-të e konsistuimit të Kuvendit të Kosovës. Ngecja kryesore aktuale është votimi i komisionit ad hoc të votimit të fshehtë, e që pastaj votohet kandidatja Albulena Haxhiu për kreun e Kuvendit.