Zëdhënësi i VLEN thotë se kanë dyshime që BDI është fajtor për incidentin e Osmanit në Shkup
Zëdhënësi i VLEN’it, Fari Iseni, ka thënë se dyshojnë që BDI është fajtor për incidentin e së enjtes të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, por tha se presin hetuesinë. “Nuk duam ta besojmë që ligësia e pushtetit në ikje është deri në atë pikë që të mund të iniciojë konflikte të kësaj natyre. Qëllimi […]
Zëdhënësi i VLEN’it, Fari Iseni, ka thënë se dyshojnë që BDI është fajtor për incidentin e së enjtes të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, por tha se presin hetuesinë.
“Nuk duam ta besojmë që ligësia e pushtetit në ikje është deri në atë pikë që të mund të iniciojë konflikte të kësaj natyre. Qëllimi nuk është që të mëshohet në gjithë qeverinë e Maqedonisë, mirëpo targeti i kësaj supozoj se është koalicioni VLEN, për të dalë keq ne në këtë situatë në Kosovë dhe presidenten Osmani”, tha Iseni në “Frontal” të T7.
Ai tha se po e quan “pushtet në ikje” sepse sipas tij njerëzit e tyre janë të instaluar në administratë shtetërore.
Iseni tha se ka fotografi e emra të punëtorëve të Aeroportit që njihen me personat të afërt të pushtetit të kaluar.