Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit
Ka nisur takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky e ka falënderuar Trump-in për samitin e e sotëm, por gjithashtu ka falënderuar bashkëshorten e tij, Melania. Kjo sepse ajo i dërgoi një letër Vladimir Putinit, e cila iu dorëzua atij të premten. Gjatë takimit në Zyrën […]

Ka nisur takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky e ka falënderuar Trump-in për samitin e e sotëm, por gjithashtu ka falënderuar bashkëshorten e tij, Melania.
Kjo sepse ajo i dërgoi një letër Vladimir Putinit, e cila iu dorëzua atij të premten.
Gjatë takimit në Zyrën Ovale, Zelensky tha: “Faleminderit shumë, zoti President. Nëse mundem, para së gjithash, faleminderit për ftesën tuaj. Faleminderit shumë për përpjekjet tuaja dhe përpjekjet personale për të ndaluar vrasjet dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte.”
“Faleminderit edhe bashkëshortes suaj, Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara. Ajo firmosi një letër drejtuar Putinit për fëmijët tanë të rrëmbyer”, shtoi ai.
Po ashtu, Zelensky i dorëzon Trumpit një letër nga Olena Zelenska, zonja e parë e Ukrainës.
“Nuk është për ty, është për gruan tënde”, i thotë ai Trumpit.
