Zgjedhjet në Himarë, reagon për herë të parë pas humbjes kandidati i opozitës Petro Gjikuria

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka bërë reagimin e parë pasditen e sotme pas humbjes së zgjedhjeve. Në një reagim në rrjetet sociale, kandidati i opozitës shprehet se në zgjedhjet e së dielës u përdorën metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Petro Gjikuria thekson se rezultati ishte produkt i […]

gusht 5, 2024 - 23:30
 0  11
Zgjedhjet në Himarë, reagon për herë të parë pas humbjes kandidati i opozitës Petro Gjikuria

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka bërë reagimin e parë pasditen e sotme pas humbjes së zgjedhjeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, kandidati i opozitës shprehet se në zgjedhjet e së dielës u përdorën metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre.

Petro Gjikuria thekson se rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kandidatit të mazhorancës.

Në fund, Gjikuria e mbyll shkrimin duke u shprehur se beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.

“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë. Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre.

Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin.

Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon”, mbyllet reagimi i Gjikurisë.