Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me votimin elektorin në konferencën për mediat. Komisioneri Celibashi i bëri thirrje politikës që të vendosë sa më shpejt nëse do që të zgjerojë votimin në mënyrë elektronike në zgjedhjet e ardhshme apo jo, sepse nëse vendoset që po ky është një proces që sipas […]

shtator 9, 2025 - 14:00
 0
Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me votimin elektorin në konferencën për mediat.

Komisioneri Celibashi i bëri thirrje politikës që të vendosë sa më shpejt nëse do që të zgjerojë votimin në mënyrë elektronike në zgjedhjet e ardhshme apo jo, sepse nëse vendoset që po ky është një proces që sipas tij do të zgjasë në kohë.

“Duhet të konsiderohen rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit, do të duhet përfundimisht të vendosim do ta zgjerojmë votimin elektronik apo jo, apo do të përdorim teknologji të tjera që lidhen me mënyrën e votimit në qendrat e votimit dhe do duhet që politika shqiptare të vendosë shpejt në lidhje me këtë çështje. Nëse dakordësohet për të zgjeruar votimin elektronik, ky vendim duhet të merret sa më shpejt, pasi koha që duhet për ta përgatitur këtë process nuk mund të jetë 1-2-3-4 muaj.

Personalisht jam i idesë që ka vend për disa njësi zgjedhore me numër të madh votuesish që të aplikohet votimi elektronik në aspektin teknik, që kënaq të gjitha palët. Në çdo rast duhet të mbajnë në mend kostot që lidhen me këtë proces.”, tha Celibashi.

Më tutje Kryekomisioneri tha se edhe numërimi është një çështje tjetër që do të duhet të rikonsiderohet.