Bashkohuni në listën tonë të abonentëve për të marrë lajmet më të fundit, përditësimet dhe ofertat speciale direkt në kutinë tuaj hyrëse
Sonte ka rënë zjarr në afërsi të Kalasë në Shkup, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
“Zjarr nën rezidencën e KOM-it drejt ish-poligonit të autoshkollës, nën Kala. Aktualisht, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri ka ndërhyrë me tetë zjarrfikës dhe katër makina zjarrfikëse”, njoftoi QMK.
Kujtojmë se pas kërkesës për ndihmë nga Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Suedia mobilizuan nga dy avionë nga flota e BE-së të destinuar për luftimin e zjarreve – RescEU, dhe kjo ndihmë u plotësua nga një helikopter nga flota e stacionuar në Republikën Çeke dhe nga një helikopter secili nga Sllovenia dhe Serbia.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.
Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.
maj 14, 2024 0 181
qershor 19, 2024 0 153
maj 14, 2024 0 135
maj 14, 2024 0 129
Korrik 18, 2024 0 128