10 vjet procesi i Berlinit, Gashi: Gjashtë shtetet e rajonit kanë qëllim të vetëm, anëtarësimin në BE
Procesi i Berlinit gjatë dekadës së fundit ka lejuar rol të rëndësishëm si lëvizës i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtues i proceseve integruese, deklaroi kryeparlamentari, Afrim Gashi në debatin “Progresi i Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit”. Gashi theksoi se kjo nismë nënkuptonte kontribut të madh për përforcimin e lidhjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë, […]
Procesi i Berlinit gjatë dekadës së fundit ka lejuar rol të rëndësishëm si lëvizës i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtues i proceseve integruese, deklaroi kryeparlamentari, Afrim Gashi në debatin “Progresi i Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit”. Gashi theksoi se kjo nismë nënkuptonte kontribut të madh për përforcimin e lidhjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë, posaçërisht në qëllimin e tyre drejt anëtarësimit në BE.
“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësim i plotfuqishëm në BE. Ky është destinacioni i fundit drejt të cilit lëvizim, secili veçmas por megjithatë nëpër një traektore të ngjashme, duke u përballur secili me sfidat e veta por edhe me sfida të përbashkëta”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.