12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

12 persona janë arrestuar nga policia e Greqisë. Në mesin e të prangosurve ka edhe shqiptarë e po ashtu edhe një punonjës i policisë. Dyshohet se këta ishin përfshirë në një incident të armatosur në Pire, jashtë një klubi të natës. Fillimisht, ata ishin përleshur fizikisht e më pas kishte kërcitur edhe arma e zjarrit

Korrik 6, 2025 - 16:30
 0  5
12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë
12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

12 persona janë arrestuar nga policia e Greqisë.

Në mesin e të prangosurve ka edhe shqiptarë e po ashtu edhe një punonjës i policisë.

Dyshohet se këta ishin përfshirë në një incident të armatosur në Pire, jashtë një klubi të natës.

Fillimisht, ata ishin përleshur fizikisht e më pas kishte kërcitur edhe arma e zjarrit, shtatorin e vitit të kaluar duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve përreth.

Operacioni u udhëhoq nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Departamenti për Krime kundër Jetës dhe Pronës.

Arrestimet u kryen në zona të ndryshme të kryeqytetit grek, Athinës transmeton Klankosova.tv.

Gjatë bastisjes në banesat e të dyshuarve, u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh: pistoleta, revolverë, armë gjahu, dhjetëra fishekë, 14 thika, karikatorë, anabolikë, drogë, tre makina, një motorr dhe një shumë të madhe parash – 175 mijë e 470 euro.

Po ashtu u sekuestruan veshjet e përdorura gjatë natës kritike kur edhe ndodhi përleshja mes dy grupeve.

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë krijimin e një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dhunë të rrezikshme fizike, shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

Sipas policisë greke, shumica e të dyshuarve janë me të kaluar kriminale. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e këtij rrjeti të rrezikshëm.