Plas ‘bomba’ në Serie A: Dyshja që deshi Milani, shkon te Juventus

Juventusi ka hyrë zyrtarisht në një epokë të re, duke emëruar Damien Comolli si Drejtor të Përgjithshëm dhe François Modesto si Drejtor Teknik. Por, siç raporton Il Bianconero përmes Calciomercato.com, kjo dyshe ishte shumë pranë që të merrte drejtimin e Milanit, përpara se kuqezinjtë të bënin zgjedhje të tjera. Pas një sezoni zhgënjyes 2024–25, Milani […]

Korrik 13, 2025 - 20:30
 0  0
Plas ‘bomba’ në Serie A: Dyshja që deshi Milani, shkon te Juventus

Juventusi ka hyrë zyrtarisht në një epokë të re, duke emëruar Damien Comolli si Drejtor të Përgjithshëm dhe François Modesto si Drejtor Teknik. Por, siç raporton Il Bianconero përmes Calciomercato.com, kjo dyshe ishte shumë pranë që të merrte drejtimin e Milanit, përpara se kuqezinjtë të bënin zgjedhje të tjera.

Pas një sezoni zhgënjyes 2024–25, Milani vendosi t’i besojë rindërtimin Igli Tares në rolin e drejtorit sportiv dhe të rikthejë Massimiliano Allegrin si trajner, duke hequr dorë nga Comolli dhe Modesto – dy figura me përvojë dhe vizion afatgjatë, transmeton ORAinfo.

Nga “lista e Milanit” te projekti i ri i Juventusit

Sipas burimeve, RedBird Capital (pronarët e Milanit) kishin vlerësuar lart profilin e Comollit, me përvojë të gjatë në klube të mëdha si Arsenal, Tottenham, Liverpool dhe së fundmi te Toulouse, ku spikati për aftësitë e tij në ndërtimin e strukturave moderne sportive.

Edhe Modesto, i cili ishte drejtor sportiv i Monzës nga viti 2022 deri në 2024, ishte në listën e kuqezinjve dhe vlerësohej shumë nga Geoffrey Moncada, drejtori teknik aktual i Milanit. Por në fund, zgjedhjet morën drejtim tjetër.

Fillim i ri për Juventusin

Në Torino, Comolli dhe Modesto pritet të ndërmarrin një ristrukturim të thellë, si në aspektin sportiv ashtu edhe menaxherial, për të rikthyer Juventusin në majat e futbollit italian dhe evropian pas disa sezoneve të vështira.

Ndërkohë, në Milano, mbetet për t’u parë nëse rikthimi i Allegrit dhe përvoja e Tares do të jenë zgjedhjet e duhura për të kthyer lavdinë te “Djalli”. /ORAinfo/