Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë marrë prej marrjes së pushtetit. Në intervistën e verës, në televizionin ARD, Merz tha se gati të gjitha planet për periudhën para verës janë realizuar. Tani po fillojnë pushimet e verës në Bundestag, por Merz […]

Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë marrë prej marrjes së pushtetit. Në intervistën e verës, në televizionin ARD, Merz tha se gati të gjitha planet për periudhën para verës janë realizuar.
Tani po fillojnë pushimet e verës në Bundestag, por Merz ka dhe disa termine shumë të rëndësishme para vetes. Në seancën e fundit të Bundestagut kishte një përshtypje të përçarjes serioze në koalicion, pasi që deputetët e Unionit CDU/CSU nuk i kanë mbështetur kandidatët e SPD për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Merz tha se ai mbështet vendimet e deputetëve të Unionit dhe drejtuesin e grupit parlamentar Jens Spahn.
Negociatat me SPD
Merz tha se në Bundestag është vështirë të krijohet një shumicë prej dy të tretave sa është e nevojshme për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por ai është i bindur se kjo mund të arrihet, ndërsa në pushimet e verës do të zhvillohen negociata me SPD për të tejkaluar diferencat mes tyre.
Tarifat mund të kenë pasoja serioze
Kancelari Merz foli edhe për tarifat e mundshme amerikane prej 30% ndaj Bashkimit Evropian nga data 1. gusht. Ai tha se në shumicën e rasteve më parë është dëshmuar se letrat e presidentit Trump janë në fakt pozicionet e tij për negociata.
Merz tha se të premten ka biseduar me presidentin Trump e më pas edhe ke Komisioneren Ursula von der Leyen dhe presidentin e Francës Macron për tarifat. Ai shpreson se tarifat nuk do të vendosen nga SHBA, ndryshe edhe BE duhet të reagojë. Por vendosja e tarifave do të dëmtonte shumë ekonominë gjermane. Kancelari Merz tha se shpreson të gjendjen një zgjidhje e pranueshme për të dy palët.
Mosdarkordimi me veprimet e Izraelit
Sa i përket gjendjes në Rripin e Gazës, kancelari Merz u angazhua edhe njëherë për një zgjidhje me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve, të[ cilët, sipas tij, duhet ta kenë hapësirën e tyre për jetesë.
“Unë prej javësh nuk jam dakord me ate që po bën Izraeli në Gazë. Shpresoj që së bashku me evropianët dhe amerikanët të gjendjet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, theksoi Merz./dw
