Europe Elects vulos sondazhin e së shtunës: Opozita Shqiptare – BDI e ASH 15%, VLEN 8%
Sipas një ankete të re të realizuar nga agjencia Market Vision për platformën Europe Elects, VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë bindshëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut me 53% të mbështetjes The post Europe Elects vulos sondazhin e së shtunës: Opozita Shqiptare – BDI e ASH 15%, VLEN 8% appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sipas një ankete të re të realizuar nga agjencia Market Vision për platformën Europe Elects, VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë bindshëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut me 53% të mbështetjes elektorale.
Në vendin e dytë renditet BDI me 12%, duke kaluar LSDM-në që aktualisht ka vetëm 11%. Kjo përforcon pozicionin e BDI-së si forca më e madhe politike shqiptare, por edhe si forca e dytë në nivel republikan sipas këtij sondazhi.
Rezultatet e tjera:
- LEVICA: 6%
- ZNAM: 5%
- Aleanca për Shqiptarët (ASH): 4%
- Lëvizja BESA: 4%
- Lidhja Demokratike (LD): 2%
- Alternativa: 2%
Sondazhi është zhvilluar në periudhën 20 qershor – 4 korrik 2025, me një mostër prej 1.200 të anketuarve në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Kliko mbi foto, shiko burimin:
Sondazhi për Europe Elects u realizua nga Market Vizion, kompania që realizoi sondazhin edhe për MKD.MK.
Koalicioni VLEN ka pësuar një tkurrje të ndjeshme në rejtingun elektoral, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”. Ajo që bie më shumë në sy nga anketa është pikërisht rënia e theksuar e VLEN-it pas ndarjes së Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit nga koalicioni, shkruan Flaka
Në anketën parafundit, e realizuar po nga të njëjtët bartës, VLEN gëzonte mbështetje prej 13%, ndërsa në anketën aktuale kjo mbështetje ka rënë në 7.7% – një rënie prej 5.3 përqind. Ky ndryshim përfaqëson një goditje serioze për bllokun që dikur pretendonte të përfaqësonte alternativën kryesore shqiptare në opozitë.
Kliko mbi foto, shiko burimin:
Ndarja e ASH-së së Taravarit, e cila aktualisht matet veçmas dhe ka rejting 3.6%, duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në shpërbërjen e bazës elektorale të VLEN-it, duke e zvogëluar ndikimin e tij në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kjo rënie e rejtingut ngre pikëpyetje të mëdha për fuqinë reale të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme dhe shtron nevojën për ristrukturim apo riformatim të qasjes politike të këtij koalicioni tashmë të fragmentuar. Flaka
The post Europe Elects vulos sondazhin e së shtunës: Opozita Shqiptare – BDI e ASH 15%, VLEN 8% appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
