Plagoset një person në fshatin Mollopolc të Shtimes, i dyshuari në arrati

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një person 32-vjeçar ka plagosur një tjetër 38-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe më pas është

Korrik 14, 2025 - 00:00
 0  0
Plagoset një person në fshatin Mollopolc të Shtimes, i dyshuari në arrati
Plagoset një person në fshatin Mollopolc të Shtimes, i dyshuari në arrati

Plagoset një person në fshatin Mollopolc të Shtimes, i dyshuari në arrati

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një person 32-vjeçar ka plagosur një tjetër 38-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se viktima ka arritur të kërkojë ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është ndihmuar nga ekipi emergjent i QKMF-së dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.