12 vite me llogari të bllokuar, ESHR: Mirëmbajtja e rrugëve magjistrale dhe rajonale është në rrezik
Mirëmbajtja e rrugëve magjistrale dhe rajonale është në rrezik për shkak të sfidave serioze financiare të “Ndërmarjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale”, thuhet në raportin financiar të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2022. Sipas Revizionit, kjo ndërmarrje tanimë 12 vite po funksionon me llogari të bllokuar dhe punën e […]
Mirëmbajtja e rrugëve magjistrale dhe rajonale është në rrezik për shkak të sfidave serioze financiare të “Ndërmarjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale”, thuhet në raportin financiar të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2022. Sipas Revizionit, kjo ndërmarrje tanimë 12 vite po funksionon me llogari të bllokuar dhe punën e saj e kryen me limitet mujore.
“NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale, 12 vite, gjegjësisht nga viti 2012 deri në ditën e njoftimit për revizionin e realizuar, veprimtarinë publike e cila është me rëndësi thelbësоrе për interesin dhe sigurinë e qytetarëve, e kryen me llogari e cila është e bllokuar përshkak vendimeve përmbaruese për pagesë të borxheve të pa paguara. Sipas të dhënave nga bartësi i të hyrave pagesore, në fund të vitit 2022, llogaria e ndërmarjes publike është e bllokuar për obligime në vlerë të përgjithshme prej 663 milionë denarë”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.
Borxhet ndaj furnizuesve në vitin 2018 janë në shumë të përgjithshme prej 480 milionë denarëve, derisa në vitin 2022, kjo shumë shtë dyfishuar në 966 milionë denarë. Trend të rritjes së pagesave është vërejtur edhe në pagesat ndaj përmbaruesve, nga 324 milionë denarë në vitin 2018, në 467 milionë denarë në vitin 2022.
“Mënyra e tillë e funksionimit të NP, e cila nuk është në mundësi me rregull t’i paguajë borxhet, ndikon mbi rritjen e borxheve pas vendimeve përmbaruese dhe në bazë të kamatave, që ndikon në stabilitetin financiar dhe likuiditetin e ndërmarjes, e njëkohësisht ndikon në punën aktuale të furnizuesve dhe vlerën e mallrave, punën dhe shërbimet të cilat merren në procedurat për furnizime publike”, shtojnë nga Enti Shtetëror për Revizion.
Gjithashtu siç thuhet në raport, është konstatuar se personi përgjegjës në ndërmarje nuk i ka siguruar objektet ndërtimore dhe mjetet me të cilat disponon, në vlerë prej rreth 2 miliardë denarë, apo 32,4 milionë euro, e të cilat janë në rrezik. Më tej, është vërtetuar se në ndërmarje nuk janë ndarë pajisjet që shfrytëzohen, prej të cilave 90% janë automjete dhe makina ndërtimore të shfrytëzuara për mjete rezervë, pa pëlqim të Qeverisë. Pajisjet janë shkatërruar në mbeturrina, pa procedurë ligjore, që krijon rrezik për përdorim të pakontrolluar.
Revizioni mes tjerash ka konstatuar se nga viti 2022 e deri më sot, baza e asfaltit në Shtip nuk ka punuar, ndërsa prodhimin e asfaltit për këtë bazë e ka kryer baza e asfaltit në Lepenec. Për të tejkaluar gjendjet e konstatuara, nga ESHR janë dhënë udhëzime me qëllim ndërmarjen e masave dhe aktiviteteve nga persona përgjegjës dhe organe në funksion të përmirësimit të gjendjes.