13 vjetori i vde*kjes së Nekibe Kelmendit, Abdixhiku: Ishte simbol i qëndresës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kujtuar Nekibe Kelmendin, në 13 vjetorin e vdekjes së saj. Abdixhiku tha se ajo “ishte grua simbol i qëndresës”. “Ishte një grua symbol i qëndresës. Një grua që pas humbjeve të mëdha të burrit dhe dy djemve të saj gjen forcën, kurajon dhe përkushtimin për […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kujtuar Nekibe Kelmendin, në 13 vjetorin e vdekjes së saj.
Abdixhiku tha se ajo “ishte grua simbol i qëndresës”.
“Ishte një grua symbol i qëndresës. Një grua që pas humbjeve të mëdha të burrit dhe dy djemve të saj gjen forcën, kurajon dhe përkushtimin për të dhënë gjithçka për vendin dhe shëndrronet simbol për të gjithë ne. Ne mburremi që e kemi pasur pjesë të organizimit tonë politik”, tha ai.
Nekibe Kelmendi, njihet si aktiviste politike.
Ajo ishte gruaja e parë shqiptare që ushtroi profesionin e avokatisë.
Kelmendi ishte anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, dhe shërbeu edhe si ministre e Drejtësisë.