Rajoni i Ferizajt, vetëm gjatë shtatorit u lajmëruan 20 raste të dhunës në familje
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shtator janë lajmëruar 20 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 13 u lajmëruan në Ferizaj, 6 në Shtime dhe një në Kaçanik. “Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit shtator-2024 janë raportuar 20 raste të dhunës në familje, prej […]
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shtator janë lajmëruar 20 raste të dhunës në familje.
Prej tyre, 13 u lajmëruan në Ferizaj, 6 në Shtime dhe një në Kaçanik.
“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit shtator-2024 janë raportuar 20 raste të dhunës në familje, prej tyre : – në Ferizaj, 13 raste, në Shtime, 6 raste dhe në Kaçanik, 1 rast. Ndërsa në muajin shtator të vitit 2023 janë raportuar 27 raste të dhunës në familje, apo – 26 % zbritje të rasteve. Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thuhet në njoftim.