30 ditë paraburgim për 56-vjeçaren që dyshohet për vrasjen e kunatit në Vranjefc

Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për 56 vjeçaren që dyshohet se vrau mbrëmë kunatin në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. “Ju njoftojmë […]

gusht 21, 2024 - 20:00
 0  6
30 ditë paraburgim për 56-vjeçaren që dyshohet për vrasjen e kunatit në Vranjefc

Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për 56 vjeçaren që dyshohet se vrau mbrëmë kunatin në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj të pandehurës N.M është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, tha Gashi.

Kujtojmë se e dyshuaria dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.

E dyshuara është vetdorëzuar në Polici, ka njoftuar policia e Prishtinës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodh rreth orës 19:20, të natës që shkoi.