Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar

Sot në Tiranë është mbajtur konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do të ndërtojnë ambiente për administratën publike. Në këtë projekt, shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike, ndërsa shpenzimet e tjera përfshihen te kompania që do të fitojë konkursin. Gjatë fjalës së tij në […]

shtator 17, 2024 - 14:00
 0  9
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar

Sot në Tiranë është mbajtur konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do të ndërtojnë ambiente për administratën publike.

Në këtë projekt, shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike, ndërsa shpenzimet e tjera përfshihen te kompania që do të fitojë konkursin.

Gjatë fjalës së tij në këtë konkurs, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë ka lindur nevoja për krijimin e një kompleksi qeveritar për akomodimin e institucioneve, të cilat momentalisht punojnë në kushte jo të mirë, në godina të trashëguara nga komunizmi, të cilat kanë edhe kosto mirëmbajtje.

“Një sërë institucione që punojnë në godina që nuk kanë asnjë vlerë të asnjë lloj natyre. Madje paraqesin edhe probleme të vazhdueshme mirëmbajtje pasi janë godina të vjetra që përdoren për qëllime të reja që nuk përshtaten fare me ato mjedise. Do të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar që do akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh. Moment i rëndësishëm që më në fund kemi një agjenci, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) që në bashkëpunim me dy agjenci të mirënjohura në Europë, shteti nuk do të dorëzojë më prona tek privatët, por nëpërmjet (AIC)do të përfaqësojë pronën”,-tha Rama./ Opinion.al