37 vjeçarja ndërron jetë, familjarët dyshojnë për gabim mjekësor
Një paciente 37 vjeçare me sëmundjen e Kronit, ka ndërruar jetë pas dy ndërhyrjeve të kryera në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Shkup. Familjarët dyshojnë se bëhet fjalë për gabim The post 37 vjeçarja ndërron jetë, familjarët dyshojnë për gabim mjekësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një paciente 37 vjeçare me sëmundjen e Kronit, ka ndërruar jetë pas dy ndërhyrjeve të kryera në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Shkup. Familjarët dyshojnë se bëhet fjalë për gabim mjekësor, duke theksuar se pas ndërhyrjes së dytë gjendja e saj është përkeqësuar, ndërsa mjeku kryesor ka udhëtuar jashtë vendit, duke ia lënë trajtimin specialistëve të rinj. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, tha se Inspektorati është duke e hetuar rastin.
“Inspektorati Sanitar Shëndetësor tashmë është në terren, ndërsa sot përfundimisht do të nënshkruaj që të krijohet një komision ekspertësh dhe të shohim sipas pasqyrës klinike çfarë ka ndodhur me pacienten”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Inspektorati Shëndetësor thotë se gjatë ditës së nesërme do të dalin me informacione nëse ka pasur lëshime gjatë trajtimit të pacientes.
“Për momentin po kryhen inspektime të jashtëzakonshme në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, ndërsa ka përfunduar inspektimi në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë. Pas përfundimit të inspektimit në Klinikën Digjesitve, gjatë ditës së nesërme do të dalim me informacione konkrete për opinionin”, thonë nga Inspektorati Shëndetësor.
Familjarët gjithashtu thonë se e afërmja e tyre ka ndërruar jetë ditën kur është lëshuar nga spitali, megjithëse gjendja e saj nuk ishte përmirësuar. Ndërkohë, nga Klinika e Kirurgjisë Digjestive informuan se do të formohet edhe një komision i brendshëm për hetimin e rastit. /Alsat.mk
The post 37 vjeçarja ndërron jetë, familjarët dyshojnë për gabim mjekësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .