Më 27 nëntor fillon gjykimi për vrasjen e shtetasit turk në Maqedoni
Më 27 nëntor në Gjykatën Themelore të Shtipit fillon gjykimi për vrasjen e shtetasit turk në një kafene në sheshin “Liria”. Lënda i është caktuar gjyqtares Julijana Nedkova. Në këtë proces janë të përfshirë pesë persona. Njëri prej të pandehurve, 21-vjeçar pa vendbanim të rregulluar, akuzohet për vrasje dhe posedim të paautorizuar të armës së […]
Më 27 nëntor në Gjykatën Themelore të Shtipit fillon gjykimi për vrasjen e shtetasit turk në një kafene në sheshin “Liria”. Lënda i është caktuar gjyqtares Julijana Nedkova.
Në këtë proces janë të përfshirë pesë persona. Njëri prej të pandehurve, 21-vjeçar pa vendbanim të rregulluar, akuzohet për vrasje dhe posedim të paautorizuar të armës së zjarrit. Katër të tjerë ngarkohen si ndihmës në kryerjen e veprës.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri e ka blerë në mënyrë të paligjshme armën gjysmëautomatike “FEG” në Shkup dhe më 8 maj është takuar me viktimën në një kafene në Shtip. Pas një bisede 15-minutëshe, ai është kthyer nga tualeti dhe ka qëlluar gjashtë herë, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Tre nga të akuzuarit dyshohet se kanë siguruar strehim, transport dhe armën, ndërsa e pandehura e pestë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen pas ngjarjes dhe të kthehen në Shkup.