4 vite pritje për shtetësi: Aplikantët nga Turqia kërkojnë përshpejtimin e procedurave nga Shkupi

Në vitin 2021, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një ligj historik që lejonte personat e shpërngulur dhe të afërmit e tyre të shkallës së parë të aplikonin për shtetësi The post 4 vite pritje për shtetësi: Aplikantët nga Turqia kërkojnë përshpejtimin e procedurave nga Shkupi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 10, 2025 - 14:00
 0  4
4 vite pritje për shtetësi: Aplikantët nga Turqia kërkojnë përshpejtimin e procedurave nga Shkupi

Në vitin 2021, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një ligj historik që lejonte personat e shpërngulur dhe të afërmit e tyre të shkallës së parë të aplikonin për shtetësi të dyfishtë, shkruan Flak. Ky vendim u mirëprit me entuziazëm nga mijëra qytetarë me origjinë nga Maqedonia, të vendosur prej dekadash në Turqi.

Megjithatë, gëzimi fillestar është zëvendësuar me shqetësim dhe pasiguri. Sot, pas gati katër vitesh nga miratimi i ligjit, shumë prej aplikantëve ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare për statusin e tyre.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Grupi i Aplikantëve nga Turqia, ku bëjnë pjesë rreth 5.000 persona, ata shprehin mirënjohje për ligjin, por kërkojnë që procesi të mos ngecë në burokraci dhe që autoritetet përkatëse të përshpejtojnë shqyrtimin e aplikimeve.

“Ky nuk është thjesht një proces administrativ,” thuhet në deklaratë, “por një akt simbolik që lidhet me përkatësinë tonë kulturore dhe historike, dhe me respektin ndaj rrënjëve tona.”, thotë njëri nga ata, Hüseyin Dörtkardeş.

Grupi bën thirrje për vendimmarrje pozitive ndaj aplikantëve që plotësojnë kriteret, duke kërkuar që ky proces të përmbyllet me dinjitet dhe shpresë. Flaka Media

The post 4 vite pritje për shtetësi: Aplikantët nga Turqia kërkojnë përshpejtimin e procedurave nga Shkupi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .