59 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore duke ikur nga sulmi i qenve endacak në Gostivar
Dje, 4 qershor, 59 vjeçari S.M. nga Gostivari është sulmuar nga qentë endacakë. Sektori për Punë të Brendshme kumtoi se se në rrugën “JNA” duke tentuar të ikë nga qentë endacakë që i janë vërsulur, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar transmeton Portalb.mk. Ndryshe, nëse […]
Dje, 4 qershor, 59 vjeçari S.M. nga Gostivari është sulmuar nga qentë endacakë. Sektori për Punë të Brendshme kumtoi se se në rrugën “JNA” duke tentuar të ikë nga qentë endacakë që i janë vërsulur, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar transmeton Portalb.mk.
Ndryshe, nëse del në shëtitje për të shijuar ditët e ngrohta pranverore në rrugët e Gostivarit ose thjeshtë, për të kryer obligimet e përditshme, gjasat janë të mëdha që të shoqërohesh nga ndonjë qen endacak, të cilët viteve të fundit janë shtuar. Banorët e këtij qyteti, posaçërisht prindërit druajnë për fëmijët e tyre sepse në disa raste këto qen janë agresiv dhe kanë sulmuar këmbësorët. Siç duket, autoritetet komunale kanë lënë në harresë këtë çështje, sidomos pas pandemisë, kur dhe ka filluar shkatërrimi i strehimoreve në Bajnicë. Nga dy strehimoret e qenve të promovuara në vitin 2019, nuk ka mbetur asgjë në terren pos objekteve të braktisura në të cilat mund të gjeni kullosë, shkopinj, mbeturina ndërtimore, erë shumë të keqe.
Portalb.mk vazhdimisht ka raportuar për këtë problem në Tetovë, Kërçovë, Kumanovë dhe në vendet tjera.